U sëmur gjatë pushimeve në Spanjë, mbreti i Norvegjisë do të dalë nga spitali

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mbreti Harald i Norvegjisë i cili u sëmur gjatë pushimeve në Spanjë, do të dalë nga spitali të enjten. Lajmin e njoftoi pallati mbretëror në një deklaratë.

Kreu më i vjetër i shtetit në Evropë u dërgua në spital të martën në ishullin spanjoll të Tenerife-s, ku ndodhej me pushime private, pasi vuante nga një infeksion i lëkurës në këmbë, si dhe nga dehidratimi.

Sipas njoftimit mbreti Harald dhe gruaja e tij, Mbretëresha Sonja, do të vazhdojnë qëndrimin e tyre privat në Tenerife dhe ende nuk është marrë asnjë vendim se kur do të kthehen në shtëpi.

Mjeku personal i mbretit do të qëndrojë në Tenerife për disa ditë për të monitoruar gjendjen e 89-vjeçarit.

The post U sëmur gjatë pushimeve në Spanjë, mbreti i Norvegjisë do të dalë nga spitali appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: