Tensione te Red Bull? E ardhmja e Klopp në pikëpyetje pas vetëm disa muajsh

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Jürgen Klopp u emërua drejtor global i futbollit te Red Bull më 1 janar 2025, por raportimet e fundit nga media austriake flasin për tensione brenda kompanisë. Sipas gazetës Salzburger Nachrichten, ish-trajneri i Borussia Dortmund nuk gëzon më mbështetje të plotë.

Kryetari i Red Bull, Oliver Mintzlaff, i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke theksuar se kompania është e kënaqur me punën e Klopp. Megjithatë, rezultatet sportive të klubeve kryesore të grupit nuk kanë përmbushur pritjet.

RB Leipzig renditet i pesti në Bundesliga dhe rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa RB Salzburg u eliminua herët nga Europa League. Kritika ka pasur edhe për zgjedhjen e trajnerëve dhe mungesën e stabilitetit.

Ndërkohë, Klopp thuhet se nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij drejtues dhe po mendon rikthimin në pankinë. Emri i Oliver Glasner, aktualisht te Crystal Palace, përmendet si një zëvendësues i mundshëm në fund të sezonit.

The post Tensione te Red Bull? E ardhmja e Klopp në pikëpyetje pas vetëm disa muajsh appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: