Nuk ka paqe për sulmuesin iranian Mehdi Taremi. Që prej verës së kaluar, kur u detyrua të humbiste Kupën e Botës për Klube me Inter për shkak se mbeti i bllokuar në Iran, situata politike dhe sociale në vendin e tij ka ndikuar ndjeshëm në karrierën e tij.
Së fundmi, përshkallëzimi i konfliktit mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Irani ka shtuar pasigurinë. Sipas raportimeve të mediave italiane, Taremi i ka komunikuar klubit grek Olympiacos vendimin e tij për t’u larguar dhe për t’u kthyer në atdhe.
“Vendi im ka nevojë për mua”, citohet të ketë thënë ai, duke lënë të kuptohet se mund të jetë gati të angazhohet drejtpërdrejt në konflikt. Një skenar që kujton zgjedhjen e disa sportistëve ukrainas pas nisjes së luftës me Rusinë.
Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar, por situata në Iran po shkakton shqetësim të madh edhe në botën e sportit. Në rrezik shihet edhe pjesëmarrja e Iranit – dhe e vetë Taremit – në Kupën e Botës së ardhshme në Amerikën e Veriut.
The post Tensionet në Iran, Taremi drejt largimit nga Olympiacos: Vendi im ka nevojë për mua appeared first on Euronews Albania.
