Mbappé drejt mungesës në ndeshjen e parë me Manchester City

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi francez Kylian Mbappé pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, pasi ende po rikuperohet nga një shtrembërim në gju. Futbollisti është ndjerë më mirë pas një jave trajtimi në Francë, por rikthimi i tij në fushë do të bëhet gradualisht.

Sipas raportimeve të mediave sportive, vendimi për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e kthimit do të merret në ditët në vijim, në varësi të gjendjes fizike të lojtarit.

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, theksoi se gjendja e Mbappé është përmirësuar dhe se klubi po e ndjek situatën ditë pas dite. Stafi mjekësor i madrilenëve po vepron me kujdes për të shmangur çdo rikthim të dëmtimit, me synimin që sulmuesi të jetë në formën më të mirë për fazën vendimtare të sezonit.

The post Mbappé drejt mungesës në ndeshjen e parë me Manchester City appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: