PSG pret Chelsean në Champions, Al-Khelaifi i bllokuar në Doha

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Nesër në orën 21:00, Paris Saint-Germain do të përballet me Chelsean në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 në Ligën e Kampionëve, një duel që pritet të jetë shumë i fortë mes dy skuadrave të paqëndrueshme. Kjo sfidë vjen edhe si një rindeshje e finales së fundit të Kupës së Botës për Klube, ku londinezët fituan bindshëm 3-0.

PSG do të kërkojë një reagim përballë një Chelsea të sigurt në forcat e veta dhe të udhëhequr nga forma e mirë e João Pedro. Megjithatë, parizienët mund të jenë pa presidentin e tyre, Nasser Al-Khelaifi, i cili raportohet se është bllokuar në Doha për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme dhe mund të mos jetë i pranishëm në stadium.

Trajneri Luis Enrique theksoi rëndësinë e mbështetjes së tifozëve në “Parc des Princes”, ndërsa sulmuesi Bradley Barcola u shpreh se skuadra është shumë e motivuar dhe e uritur për fitore në këtë përballje të madhe.

The post PSG pret Chelsean në Champions, Al-Khelaifi i bllokuar në Doha appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: