Mësoni sekretet e lumturisë, Finlanda ofron udhëtime të paguara në Lakeland

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Finlanda, e shpallur si vendi më i lumtur në botë, po ofron udhëtime me të gjitha shpenzimet e paguara në rajonin e saj Lakeland, ku vizitorët mund të mësojnë sekretet e relaksimit finlandez. Kjo iniciativë vjen pas një njoftimi të Visit Sweden, që muajin e kaluar ofroi ishuj privatë dhe një qëndrim njëjavor për të prezantuar vizitorët me natyrën dhe lirinë skandinave.

Sipas Visit Finland, një pjesë kyçe e lumturisë është rivendosja e energjisë përmes kohës së kaluar në natyrë. Me ardhjen e verës, finlandezët dynden në rajonin më të madh liqenor të Evropës, ku mund të shijojnë sauna në vilat buzë ujit, zhytje të ftohta në liqene dhe shëtitje në pyll.

“Lakeland është destinacioni ku vetë finlandezët kthehen për të relaksuar vërtet dhe një perlë e pazbuluar për shumë vizitorë ndërkombëtarë,” tha Heli Jimenez, drejtoreshë e lartë për marketingun ndërkombëtar në Business Finland.

Turistët ndërkombëtarë mund të aplikojnë për udhëtimin shtatëditor duke ngarkuar një video të shkurtër në Instagram ose TikTok, ku prezantojnë veten dhe shpjegojnë çfarë do të thoshte për ta një arratisje verore finlandeze në Lakeland. Formulari i plotësohet në ChillLikeaFinn.com.

Aplikantët duhet të paraqesin emrin dhe të dhënat e bashkë-aplikantit, adresat e email-it, llogaritë e mediave sociale dhe vendin e banimit. Vetëm turistët ndërkombëtarë mund të aplikojnë, dhe të paktën një nga dy personat duhet të ketë patentë shoferi të vlefshme.

Afati për aplikime është ora 22:59 CET më 29 mars, ndërsa gjashtë dyshe do të përzgjidhen për udhëtimin që do të zhvillohet në qershor 2026.

The post Mësoni sekretet e lumturisë, Finlanda ofron udhëtime të paguara në Lakeland appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: