Bodø, pranë historisë në Champions, një forcë e re e futbollit evropian

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Bodø/Glimt po konfirmohet si një nga surprizat më të mëdha të futbollit evropian, duke u afruar me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe duke sfiduar klubet elitare jashtë “League Five”. Skuadra norvegjeze, e drejtuar nga Kjetil Knutsen, është vetëm 90 minuta larg një arritjeje historike për futbollin e vendit të saj.

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Sportingut në ndeshjen e parë, Bodø ka ndërtuar një avantazh të rëndësishëm. Më herët, norvegjezët kanë eliminuar kundërshtarë të fortë si Atletico Madrid dhe Inter, duke treguar që suksesi i tyre nuk është më rastësi.

Ndryshe nga kundërshtarët, Bodø nuk zhvilloi ndeshje kampionati në fundjavë, duke u fokusuar plotësisht në përgatitjet për sfidën vendimtare. Skuadra u zhvendos në Marbella të Spanjës, ku zhvilloi stërvitje në kushte optimale.

Trajneri Knutsen ka theksuar filozofinë e hapur të klubit, duke lejuar transparencë të plotë gjatë përgatitjeve dhe duke minimizuar presionin mbi skuadrën. Sipas tij, kjo qasje ndihmon në ruajtjen e qetësisë dhe përqendrimit para ndeshjeve vendimtare.

Tashmë, Bodø është shumë pranë të shkruajë historinë dhe të vendosë emrin mes tetë skuadrave më të mira në Evropë.

The post Bodø, pranë historisë në Champions, një forcë e re e futbollit evropian appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: