Gjashtë vjet pas ngjarjeve të vitit 2019, trajneri spanjoll Robert Moreno thotë se ende nuk e ka kapërcyer mënyrën si u largua nga stafi i kombëtares së Spanjës, duke zbuluar detaje të reja mbi përplasjen me Luis Enrique.
Në një intervistë për podcastin “El camino de Mario”, Moreno rikujtoi periudhën kur mori drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm, pasi Enrique u tërhoq për arsye familjare. Sipas tij, vendimi për të marrë postin erdhi me kërkesë të presidentit të federatës, Luis Rubiales, dhe jo si ambicie personale.
Moreno thekson se pas rikthimit të Enriques në fund të vitit 2019, marrëdhënia mes tyre u ndërpre në mënyrë të menjëhershme. Ai rrëfen se ish-mentori i tij i komunikoi se nuk kishte më besim tek ai dhe se nuk do të punonin më së bashku.
Ish-trajneri i AS Monaco e cilëson atë periudhë si shumë të vështirë, të shoqëruar me kritika të forta publike. Megjithatë, ai shprehet se nuk mban mëri, edhe pse situata ka lënë pasoja personale, duke theksuar se “humbi dy miq” nga kjo përçarje.
The post Moreno rrëfen përplasjen me Enriquen: Humba dy miq appeared first on Euronews Albania.
