Këtë të martë, më 17 mars, luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve në Ligën e Kampioneve, ku do të mësohen katër skuadrat e para që sigurojnë biletën për në çerekfinale. Tre prej sfidave do të nisin në orën 21:00, ndërsa një tjetër më herët.
Vëmendja kryesore është te përballja mes Manchester City dhe Real Madrid. Spanjollët kanë fituar 3-0 në ndeshjen e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit, por anglezët besojnë te një përmbysje e madhe në shtëpi.
Spektakël pritet edhe në sfidën Chelsea – Paris Saint-Germain. Francezët kanë një avantazh të thellë 5-2 nga takimi i parë, ndërsa londinezët synojnë mrekullinë.
E hapur mbetet përballja mes Arsenal dhe Bayer Leverkusen, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani.
Ndërkohë, në orën 18:45 luhet sfida mes Sporting CP dhe Bodø/Glimt, ku norvegjezët kanë fituar 3-0 në takimin e parë.
The post Liga e Kampioneve/ Përcaktohen sot katër çerekfinalistet e para appeared first on Euronews Albania.
