Të shtëna me armë në Austri, vriten tre persona jashtë një restoranti

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë të enjte jashtë një restoranti në qytetin e Linzit në Austri. Nga kjo ngjarje humbën jetën dy persona dhe autori i vrasjes.

Një burrë i moshuar dyshohet se qëlloi dhe vrau fillimisht një grua të moshuar dhe më pas një vajzë të re.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat ishin gruaja dhe vajza e tij. Pas aktit të rëndë autori më pas kreu vetëvrasje.

Sipas forcave të sigurisë, nuk ka rrezik për qytetarët dhe arma e krimit është gjetur. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

The post Të shtëna me armë në Austri, vriten tre persona jashtë një restoranti appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: