Po planifikonte një sulm terrorist, arrestohet 17-vjeçari në Hamburg

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një sirian 17-vjeçar është arrestuar në Hamburg pasi dyshohet se ai po planifikonte një sulm terrorist në emër të “Shtetit Islamik”.

Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit Publik të Hamburgut, i mituri u arrestua nga forcat speciale të enjten, më 7 ma, dhe dyshohet se po përgatiste një sulm ndaj një turme, duke përdorur thikë ose një pajisje shpërthyese të improvizuar.

17-vjeçari përballet me akuza për përgatitjen e një akti terrorist dhe financimin e terrorizmit, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë fushën e kontakteve dhe lëvizjeve të tij.

Njëkohësisht, prokurori kompetent ka kërkuar një vlerësim psikiatrik të personit të arrestuar.

The post Po planifikonte një sulm terrorist, arrestohet 17-vjeçari në Hamburg appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: