Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi ku ka humbur jetën një 46-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari ka humbur jetën teksa po punonte në një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në Shpatin e Janinës.
Sipas mediave greke, punëtori 46-vjeçar është me origjinë shqiptare dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte duke gërmuar kur dheu u shemb dhe e zuri poshtë.
Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-së shkuan me nxitim në vendngjarje por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ata nuk ia dolën dot.
Personi përgjegjës i kantierit të ndërtimit është arrestuar në lidhje me rastin , ndërsa një hetim paraprak për të zbuluar rrethanat e sakta të aksidentit është duke u zhvilluar.
The post E rëndë në Greqi, humb jetën në vendin e punës 46-vjeçari shqiptar! Në pranga menaxheri i kantierit të ndërtimit appeared first on Euronews Albania.
