Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç. Në këtë mënyrë Ministria e Bujqësisë ka nxjerrë një urdhër për vendosjen në karantinë të kësaj zone në një rreze prej 3-10 kilometër.
Dëmi që i shkaktohet fermerit Volaj është i konsiderueshëm sepse shkon rreth 10-15 milionë lekë të vjetër ndërsa shpreson të dëmshpërblehet.
Ndërkohë administratori i Dajçit Broz Pjetrani thotë se ka dyshime që në atë njësi mund të ketë edhe raste të tjera të murtajës tek bagëtitë e imta dhe do kryhen inspektimet dhe analizat përkatëse.
Përveç Dajçit drejtoria rajonale e ekstensionit bujqësor në Shkodër ka nisur kontrolle edhe në zona të tjera si shkak i rrezikut të përhapjes së murtajës. Kjo është një sëmundje që prek kafshët por që nuk transmetohet tek njeriu.
Vitin e kaluar në Shkodër u konstatuan 3 raste të tilla duke bërë asgjësimin e të imtave ndërsa zonat e prekura u vendosën në karantinë brenda afateve ligjore të përcaktuara.
The post Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele appeared first on GIJOTINA.
