Alexia Putellas largohet nga Barcelona pas 14 sezonesh: Ka qenë një histori perfekte

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dy herë fituesja e Topit të Artë, Alexia Putellas, e cila ka ndihmuar futbollin e femrave të rritet në Spanjë dhe në mbarë botën, po largohet nga Barcelona pas 14 sezonesh.

Barcelona tha të martën se Putellas do t’i japë zyrtarisht lamtumirën në një aktivitet në stadiumin Camp Nou të mërkurën. Putellas, të shtunën ndihmoi Barcelonën të fitonte titullin e Ligës së Kampionëve për herë të katërt në gjashtë sezone.

Nuk pati asnjë njoftim të menjëhershëm në lidhje me lëvizjen e saj të radhës, me spekulime në Spanjë se ajo mund t’i bashkohet ekipit të “London City Lionesses”, i cili po zhvillohet me shpejtësi. Putellas mori pjesë në një ndeshje të “Lonenesses” në Londër në janar.

Putellas luajti 507 ndeshje për Barcelonën që kur mbërriti në moshën 18 vjeç në vitin 2012 nga Levante. Putellas shënoi 232 gola për Barcelonën, një rekord i klubit, dhe fitoi 38 trofe, përfshirë katër Liga të Kampionëve dhe 10 tituj të ligës spanjolle.

“Ka ardhur koha të pranoj se kam dhënë gjithçka për këto ngjyra. Ka qenë një histori perfekte”, tha Putellas në një video të postuar në llogaritë e saj në mediat sociale.

Lëndimet serioze në këmbë e vunë në dyshim statusin e saj si yll për Barcelonën dhe Spanjën. Ajo qëndroi jashtë fushave për muaj të tërë dhe, kur u rikthye në fushë, u raportua se po shqyrtonte një largim nga Barcelona për shkak të kohës së kufizuar të lojës, por përfundimisht nënshkroi një zgjatje të kontratës.

The post Alexia Putellas largohet nga Barcelona pas 14 sezonesh: Ka qenë një histori perfekte appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: