Kukësi triumfon ndaj Butrintit në “play-off” dhe qëndron në Kategorinë e Parë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kukësi do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonin sportiv 2026/27, pasi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Butrintit në ndeshjen “play-off” të zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Skuadra verilindore arriti të sigurojë mbijetesën falë një paraqitjeje solide, duke realizuar nga një gol në secilën pjesë të takimit. Ishte Alisson ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 42-të, duke i dhënë avantazhin Kukësit pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në nisje të fraksionit të dytë, Kukësi gjeti edhe golin e sigurisë. Abiodoun realizoi në minutën e 46-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë qetësi skuadrës së tij për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kukësi siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin 2026/27, ndërsa Butrinti mbetet jashtë objektivit për ngjitjen në këtë kategori.

The post Kukësi triumfon ndaj Butrintit në “play-off” dhe qëndron në Kategorinë e Parë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: