“U riktheva aty ku hodha hapat e parë”, Edlir Tetova prezantohet te Teuta

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Teuta ka zyrtarizuar emërimin e Edlir Tetovës në krye të pankinës ndërsa klubi durrsak e konfirmoi marrëveshjen këtë të premte përmes një videoje të publikuar në kanalet zyrtare.

“Klubi i Futbollit Teuta ka kënaqësinë të prezantojë zyrtarisht z. Edlir Tetova në krye të pankinës sonë. Një rikthim aty ku nisi gjithçka, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave dhe sukseseve të reja. I urojmë punë të mbarë dhe suksese në krye të ekipit”, thuhet në njoftim.

Videoja prezantuese mbyllet me mesazhin e vetë Tetovës.

“U riktheva aty ku hodha hapat e parë në futboll. Bashkë për gjithçka”, thotë ai.

Tetova rikthehet te Teuta pas eksperiencës së suksesshme me Egnatian, skuadër me të cilën arriti të fitojë titujt më të rëndësishëm në futbollin shqiptar.

Trajneri vlerësohet për rezultatet pozitive në arenën vendase, ndërsa sfida europiane mbetet objektivi që nuk arriti ta finalizonte, pasi Egnatia nuk mundi të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane.

The post “U riktheva aty ku hodha hapat e parë”, Edlir Tetova prezantohet te Teuta appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: