AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

AF Elbasani dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kanë reaguar me dhimbje pas ndarjes tragjike nga jeta të futbollistit të ri Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident në aksin Prishtinë–Mitrovicë.

22-vjeçari ishte pjesë e AF Elbasanit dhe konsiderohej një nga lojtarët me perspektivë të klubit.

Në reagimin e tij, klubi thekson se humbja e tij është një goditje e rëndë për familjen sportive.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku… përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë… Fatjoni nuk do të harrohet”, thuhet në mesazhin e AF Elbasanit.

Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë për futbollin shqiptar:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Bunjakut… një djalë i ri me një të ardhme të tërë përpara… Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe klubit të Elbasanit”, është shprehur Duka.

Fatjon Bunjaku, vetëm 22 vjeç, kujtohet për talentin dhe përkushtimin e tij në fushën e lojës.

The post AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: