Dasma në Brazil përplaset me Botërorin! Të ftuarit “harrojnë” çiftin për ndeshjen e Seleçaos

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në Brazil, ku futbolli konsiderohet thuajse fe, një çift i ri ka bërë një zgjedhje që po cilësohet si “gafa e shekullit”, pasi ka planifikuar ceremoninë e martesës pikërisht në të njëjtin orar kur kombëtarja braziliane luante ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Marokut.

Ndërsa nusja dhe dhëndri shkëmbenin betimet dhe thoshin “Po” përpara familjarëve dhe miqve, vëmendja e shumë të ftuarve ishte krejt diku tjetër. Në vend që të përqendroheshin te momenti romantik i dasmës, ata kishin kthyer sytë nga ekranet e celularëve për të ndjekur çdo aksion të Seleçaos në fushë.

Ironia e situatës u thellua edhe më shumë nga rezultati zhgënjyes i Brazilit, që u ndal në një barazim 1-1, duke lënë të pakënaqur tifozët si në stadium, ashtu edhe në sallën e dasmës. Nga ana tjetër, edhe çifti i sapomartuar duket se do ta kujtojë gjatë këtë ditë, jo vetëm për martesën, por edhe për “konkurrencën” e fortë me futbollin.

Skenat e të ftuarve të përhumbur pas telefonave gjatë ceremonisë kanë nisur të qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga momentet më virale dhe më të komentuara të këtij Botërori.

The post Dasma në Brazil përplaset me Botërorin! Të ftuarit “harrojnë” çiftin për ndeshjen e Seleçaos appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: