Norvegjia në Botërorin 2026 me një mision historik, Solbakken në qendër të projektit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Norvegjia do të marrë pjesë në Botërorin 2026 me pritshmëri të mëdha, duke shpresuar jo vetëm te ylli i saj i sulmit, por edhe te përvoja e trajnerit Ståle Solbakken, i cili e riktheu kombëtaren në një Kupë Bote pas 28 vitesh dhe synon kualifikimin më tej, madje edhe si një nga skuadrat e vendeve të treta.

Rruga e Solbakken në futboll ka qenë e jashtëzakonshme. Në vitin 2001, gjatë një seance stërvitore me Norvegjinë, ai pësoi një arrest kardiak dhe zemra e tij ndaloi për rreth 7 minuta, përpara se të rikthehej në jetë falë ndërhyrjes së mjekëve të kombëtares.

Pas këtij episodi, ai i dha fund karrierës si futbollist dhe iu përkushtua stërvitjes. Te Copenhagen ai u shndërrua në një trajner me emër në Europë, duke fituar reputacion edhe pas paraqitjeve të forta në përballje të mëdha, përfshirë edhe ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës.

Sot, në vitin 2026, Solbakken synon të shkruajë historinë me një brez të talentuar norvegjezësh, duke e kthyer përvojën e tij të jashtëzakonshme në sukses në skenën botërore.

The post Norvegjia në Botërorin 2026 me një mision historik, Solbakken në qendër të projektit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: