Messi dhe Mbappe në qendër të vëmendjes, fitojnë Argjentina dhe Franca

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Argjentina mori një fitore tepër të rëndësishme duke mposhtur 2-0 Austrinë, falë një dopiete të Messit, i cili hyri në historinë e Kupës së Botës. 38-vjeçari u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit me 18 gola, duke lënë pas Klosen me dy rrjeta më shumë.

Në ndeshjen tjetër, Franca mposhti 3-0 Irakun, me një dopietë të Mbappe, i cili u ngjit në kuotën e katër golave në këtë Botëror.

Për shkak të një stuhie të fuqishme që përfshiu qytetin e Filadelfias, ndeshja u ndërpre pas pjesës së parë dhe rifilloi pas dy orësh.

Në ndeshjet e tjera të Grupit I, Norvegjia mposhti 3-2 Senegalin, ndërsa Algjeria fitoi 2-1 ndaj Jordanisë.

Ndërkohë, sonte në mbrëmje, në orën 19:00 luhet sfida Portugali–Uzbekistan, ndërsa në orën 22:00 përballen Anglia dhe Gana.

Standings provided by Sofascore

Standings provided by Sofascore

The post Messi dhe Mbappe në qendër të vëmendjes, fitojnë Argjentina dhe Franca appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: