Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet ishte ndjekur nga një parking disa minuta para aksidentit për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.

Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.

Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital. Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.

The post Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: