Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Gjermani i ka marrë jetën një të reje shqiptare nga fshati Damanek i Malishevës.
Viktima është identifikuar si Rina Krasniqi, ndërsa lajmi i hidhur u bë publik përmes një njoftimi të shpërndarë në faqen zyrtare të Facebook-ut të fshatit Damanek, ku shprehen ngushëllime për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike rrethanat e aksidentit fatal, ndërsa autoritetet gjermane nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi ngjarjen.
Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë më shumë informacione lidhur me aksidentin, si edhe një reagim nga familjarët e të ndjerës.
The post Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri) appeared first on GIJOTINA.
