Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans.
Ajo i ka uruar suksese në detyrën e re COL Rorvik, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë.
“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka theksuar Haxhiu.
The post Ceremonia e pranimit të komandës në Camp Bondsteel, Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA appeared first on Euronews Albania.
