U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në ora 09:00. Sipas avokatit Nikola Todoroviç, të gjithë të arrestuarit në Gazimestan akuzohen për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Ai ka thënë që ka shumë individë që nuk janë shtetas të Kosovës, por që nuk mund të largohen pasi dokumentet e tyre janë marrë Policia e Kosovës.

37 personat u shoqëruan pasi sipas policisë, kanë provokuar pjesëmarrësit gjatë festimeve të Vidovdanit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Po ashtu, një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

The post U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: