Temperaturat e larta prej ditësh kanë “pushtuar” Evropën. Turistët pavarësisht temperaturave ekstreme nuk kanë anuluar planet e tyre dhe kanë udhëtuar në destinacionet më të populluara në Evropë siç është Koloseu në Romë.
Që të ndihmojnë sado pak turistët autoritetet kanë gjetur metoda për të freskuar turistët. Siç shihet edhe nga pamjet ata freskohen me ujë të spërkatur dhe ujë në shishe.
Ekipet e mbrojtjes civile gjithashtu janë në dispozicion për t’i përgjigjur çdo emergjence të shkaktuar nga temperaturat që shkojnë deri në 40 gradë Celsius.
The post Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
