Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egron, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata e ministres serbe Snezana Paunoviq, e cila tha se, nëse do të ishte në vend të Slobodan Millosheviqit në vitin 1998, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë, sipas tij nuk ishte një gafë politike, por një shprehje e realitetit dhe mendësisë së lidershipit serb.
Sakq, ai kritikoi reagimin e Shqipërisë, të cilin e konsideroi të mefshtë. Gjithashtu, ai u shpreh se dhe reagimet e qendrave vendimmarrëse nuk kanë qenë në nivelin e duhur.
“Ishte ndoshta një prej shprehjeve, po e përdor të Kadaresë, që të na ndezë kandilin politikisht dhe të ti kthejë në realitetin politik kozmopolit, që nuk janë të pakta as në Tiranë, as në Prishtinë. Ra ky mort e u pa. Ra kjo deklaratë politike që nuk kishte as devijim, si të thuash, politik, as gafë politike, por një shprehje e realitetit dhe mendësisë së lidershipit serb, dhe më gjerë do të thosha.
Na gjeti kështu si na gjeti. Por, me gjithë reagimet e njëpasnjëshme të individëve, fillimisht të deputetëve të ndryshëm evropianë, megjithatë reagimet edhe të qendrave vendimmarrëse nuk janë në nivelin që do të duhej. Ndërkaq, më shqetësuese për mua është reagimi i mefshtë i Tiranës zyrtare”, u shpreh ai.
The post “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike” Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë appeared first on Euronews Albania.
