Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane.

Sipas mediave italiane, drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari i tij Leonardo janë takuar me trajnerin katalanas në Barcelonë, ku i kanë prezantuar projektin e ri teknik të “Axurrëve”.

Guardiola, i cili së fundmi mbylli aventurën 10-vjeçare te Manchester City, ka bërë të ditur se nuk ka nxitim për t’u rikthyer menjëherë në pankinë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur federatën italiane që të provojë ta bindë për të marrë drejtimin e kombëtares.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Giovanni Malagò, ka deklaruar se zgjedhja e trajnerit të ri do të varet nga gatishmëria e kandidatit, kërkesat financiare dhe mundësitë e federatës.

Sipas raportimeve, përgjigjja e Guardiolës pritet në orët ose ditët e ardhshme. Ndërkohë, Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo mbeten alternativa të tjera në listën e kandidatëve për pankinën e Italisë.

The post Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve” appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: