Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen edhe 2 persona të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëshqitjes në ballkonin e shtëpisë së tij gjatë stuhisë që goditi Kosovën të martën pasdite.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë një person rreth të 60-tave, i cili ka rrëshqitur në ballkonin e shtëpisë së tij. Si pasojë e lëndimeve në kokë, ai ka ndërruar jetë.

 “Më datën 21.07.2026, rreth orës 16:30, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, një person mashkull kosovar i vitit të lindjes 1965, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij, ku ka pësuar lëndime në kokë. I njëjti me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar se është pa shenja jete”, ka njoftuar Zyra për Media e Policisë së Kosovës në Gjilan.

Në po të njëjtin fshat dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e rrëzimit të dyerve hyrëse të oborrit të tyre.

The post Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen edhe 2 persona të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: