Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë, vizitorë dhe dashamirës të kulturës shqiptare.
Festivali nisi me një aktivitet kushtuar arkitekturës së qytetit, me pjesëmarrjen e Dr. Adrita Byci Jakupit, ndërsa të pranishmit patën mundësinë të shijonin edhe ushqime tradicionale, si dhe një koncert live me Haëolf dhe grupin e njohur rock “Elita 5”.
Artistët ndanë për Euronews Albania eksperiencat e tyre ndër vite, ndërsa folën edhe për muzikën dhe këngët që kanë lënë gjurmë në karrierën e tyre.
Programi i festivalit “Ditët e Shqiptarëve” do të vijojë çdo javë me koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike e rekreative. Në skenë pritet të ngjiten emra si Rilindja, Minatori, Lynx, Eugent Bushpepa, Rona Nishliu dhe artistë të tjerë.
Të gjitha aktivitetet e festivalit janë falas për publikun, ndërsa edicioni i këtij viti do të përmbyllet më 9 gusht.
The post Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve” appeared first on Euronews Albania.
