Kosovë, plagosi me armë djalin pas një konflikti familjar, arrestohet autori

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje familjare, ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht rreth orës 19:00. Policia ka dale në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në incident.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar për veprat penale “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.

The post Kosovë, plagosi me armë djalin pas një konflikti familjar, arrestohet autori appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: