Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këtë të mërkurë ka mbledhur 18 deputetët e Grupit Parlamentar në selinë qendore të kësaj partie në Prishtinë.
Sipas deputetëve që kanë folur para nisjes së takimit, qëllimi është njoftimi me takimin e mbrëmjes së kaluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku nuk u arrit marrëveshja për bashkëqeverisje.
Në takim pritet gjithashtu të vendoset për hapat e mëtutjeshëm të LDK-së sa i përket krijimit të institucioneve të reja.
Deputeti Armend Zemaj ka thënë se partia nuk mund të imponojë votimin e caktuar për deputetët. Seanca e parë e legjislaturës së re mbahet nesër nga ora 10:00.
The post LDK mbledh Grupin Parlamentar pas dëshimit të takimit me Kurtin appeared first on Euronews Albania.
