Abdixhiku pas takimit: Jemi ende shumë larg një marrëveshjeje me Kurtin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas takimit së Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ky i fundit ka deklaruar se ndodhen ende shumw larg  njw marrwveshjeje tw mundshme pwr konstituimin e institucioneve.

“Nuk kam lajme të reja, jemi shumë, shumë larg marrëveshjes. Mospajtimi ka të bëjë me pozicionin e Presidentit, ne duam ta propozojmë. Mund të diskutojmë emra bashkë. I bëra thirrje zotit Kurti që ta thërrasë seancën, duhet zgjedhur kryetari, nënkryetari”, ka deklaruar pwr mediat Abdixhiku.

Partia Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka refuzuar sërish takim dhe mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje të Kurtit. Në një letër që Bedri Hamza i ka dërguar Kurtit, thuhet që PDK-ja do të mbetet në opozitë, dhe i kërkohet Vetëvendosjes të përfundojë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

The post Abdixhiku pas takimit: Jemi ende shumë larg një marrëveshjeje me Kurtin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: