Aleanca nis mbledhjen e firmave për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Grupi Parlamentar i Aleancës ka nisur mbledhjen e firmave për të thirrur vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, sonte.

Deputeti Besnik Tahiri ka thënë në një konferencë shtypi se i kanë kërkuar PDK-së dhe LDK-së që të bëhen bashkë në mënyrë që seanca të ndodhë para përfundimit të afatit ligjor në mesnatë.

Tahiri ka thënë se Aleanca beson që me thirrjen e seancës për të shtunën nga ana e Vetëvendosjes, është bërë shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme duhen 40 firma deputetësh. PDK, LDK dhe Aleanca kanë bashkë 47 deputetë në Kuvend.

The post Aleanca nis mbledhjen e firmave për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: