Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke përfshirë kreun e saj, Bedri Hamza janë paraqitur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pas orë 19:00, të premten.
Në deklarata për media ata kanë thënë se janë aty, pasi vazhdimi i seancës duhet të ndodhë deri në mesnatë.
Pak para shkuarjes në Kuvend, PDK-ja pranoi një letër të re nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në të cilën ai i ofronte kësaj partie postin e kryeparlamentarit nëse e bëjnë kuorumin për President. Por, kjo pozitë do të mbahej me radhë edhe nga dikush i Vetëvendosjes.
“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
The post Deputetët e PDK-së shkojnë në Kuvend, Kurti iu ofron kësaj kryeparlamentarin appeared first on Euronews Albania.
