Policia e Kosovës publikon pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Policia e Kosovës ka publikuar pamjet e arrestimit të J.R., i dyshuari i fundit për krime lufte, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sipas autoriteteve, vendimi për masën e sigurisë është marrë më 3 gusht, ndërsa i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim gjatë zhvillimit të hetimeve.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të angazhuara në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për këto vepra penale.

The post Policia e Kosovës publikon pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: