Një 16-vjeçar u arrestua të premten, jashtë Firences me akuzën e propagandës me motiv terrorist dhe që synonte nxitjen e veprimeve kriminale për shkak të diskriminimit racor, etnik dhe fetar.
Në faqet e internetit të personit të arrestuar, hetuesit identifikuan referenca të qarta për Shtetin Islamik, me elementë të propagandës xhihadiste, antisemite dhe neonaziste.
16-vjeçari ka shtetësi italiane, prindër të huaj dhe jetonte jashtë Komos. Në postimet e tij, ai deklaroi qartë se në të kaluarën ka bashkëpunuar në krijimin e videove që reklamonin veprimet e ISIS-it, me skena ekzekutimesh dhe teknika stërvitjeje ushtarake të Shtetit Islamik.
The post Mbështetës i ISIS, arrestohet një 16-vjeçar në Firence appeared first on Euronews Albania.
