PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar sërish takim dhe mundësi bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në një letër që Bedri Hamza i ka dërguar Kurtit sot, thuhet që PDK-ja do të mbetet në opozitë, dhe i kërkohet Vetëvendosjes të përfundojë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera.

“Për shkak të dallimeve tona programore dhe konceptuale, Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj në opozitë, brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Aty do ta japim kontributin tonë për forcimin e demokracisë, mbrojtjen e interesit shtetëror dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve.

Nga ju kërkojmë që sot, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, të ndërmerrni hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja”, shkruan Hamza në letër.

Afati për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit skadon sonte në mesnatë.

The post PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: