Zbrazet Kosova në ditët e pikut të sezonit turistik. Qindra automjete po i drejtohen Shqipërisë, duke sjellë fluks të lartë hyrjesh në pikën kufitare të Morinit.
Ngarkesa e mjeteve është e dukshme edhe në segmentin e Rrugës së Kombit, nga Morini deri në Pikën e Pagesës, ku qarkullimi është shtuar ndjeshëm.
Në pikën kufitare të Morinit po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim përballimin e fluksit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve. Të njëjtat masa janë marrë edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit, ku po punohet për të shmangur radhët dhe për të garantuar lëvizje sa më të shpejtë.
Fluksi i lartë pritet të vijojë gjatë gjithë fundjavës, teksa shumë qytetarë nga Kosova dhe te diasporës kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për pushimet e tyre.
gijotina.com/
The post Shqiptarët e Kosovës kthehen në bregdetin tonë, fluks i lartë në Morinë appeared first on GIJOTINA.
