Dënimi i ish-krerëve të UÇK, DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka thënë se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

The post Dënimi i ish-krerëve të UÇK, DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: