Dhjetëra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katwrshes sw UÇK nga Gjykata e Hagws.
Disa prej hodhën gurë në drejtim të ndërtesës.
Në orwt e pasdites mes protestuesve është dëgjuar një thirrje për vazhdimin e protestës në shesh, ku në koordinim me policinë e Kosovës, protestuesit kanë bërë thirrje që të largohen nga ambienti afër objektit të EULEX-it.
“Shkojmë në shesh, nëse jeni për protestë”, është dëgjuar duke thënë njëri prej protestuesve.
Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga protesta para EULEX-it:
The post “Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it appeared first on Euronews Albania.
