Djali i Jakup Krasniqit viziton babanë pas vendimit në Hagë: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se ka vizituar babanë e tij pas vendimit të sotëm në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Altin Krasniqi tha se Jakup Krasniqi ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së mbeten të fortë dhe krenarë, ndërsa vendimin e cilësoi si një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008. Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, thuhet në postimin e tij.

The post Djali i Jakup Krasniqit viziton babanë pas vendimit në Hagë: Është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: