Prokurorja Kimberly West: Vendimi i sotëm i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe drejtësinë për viktimat

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Prokurorja e Specializuara, Kimberly West, tha se e mirëpret aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së, duke thënë se ai është i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe “drejtëi të vonuar për viktimat”.

“Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha West, sipas një njoftimi për media.

Sipas saj, ZPS-ja “nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në” dhe as “luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës”.

“Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë”, tha West.

Prokurorja West po ashtu tha se ZPS-ja do të shqyrtojë të gjithë aktgjykimin në ditët në vijim, përfshirë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit “që nuk çuan në dënime”.

The post Prokurorja Kimberly West: Vendimi i sotëm i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe drejtësinë për viktimat appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: