Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK-së, Vuçiç: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç reagoi pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke deklaruar se Serbia duhet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të përballet me të kaluarën përmes dialogut.

Në një konferencë për mediat, Vuçiç kritikoi Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke pretenduar se vendimi nuk përfshin disa nga akuzat dhe krimet e pretenduara ndaj serbëve. Ai vuri në dukje se katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan gjithsej me 81 vjet burgim.

Vuçiç tha gjithashtu se në vendim nuk janë përfshirë krime kundër njerëzimit.

“E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe, siç thashë, këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë. Nuk kemi arsye të jemi të lumtur ose të trishtuar”, tha Vuçiç.

The post Dënimi me 81 vite burg i ish-liderëve të UÇK-së, Vuçiç: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: