Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në ankth për vendimin në Hagë, i afërmi i Thaçit: Nëna e tij nuk di gjë për seancën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Teksa në Hagë po zhvillohet seanca e fundit e shkallës së parë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit presin me ankth.

Megjithatë, nëna e Hashim Thaçit, Hyra nuk është në dijeni se këtë të mërkurë do të merret vendimi nga Gjykata në Hagë. Familjarët e ish-kryeministrit kanë zbuluar se do i tregojnë vetëm nëse ata lirohen, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Këtë e ka zbuluar kushëriri i Thaçit, Halim Thaçi, i cili ka folur për mediat në Kosovë.

 “Nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të vijmë me u gëzuar edhe kjo ishalla. E vallahi nëse dënohet nuk mundemi me i treguar kurrë gjë. Po presim që sa më parë të lirohet, shumë mungesë kena pasë për Hashimin, si për prindër, si për shoqëri, si për krejt Kosovën”, tha kushëriri.

The post Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në ankth për vendimin në Hagë, i afërmi i Thaçit: Nëna e tij nuk di gjë për seancën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: