Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës gjatë procesit gjyqësor ka theksuar se nuk ka konstatuar krime kundër njerëzimit dhe krime lufta nga katër ish-udhëheqësit e UÇK-së pas 20 qershorit 1999. Kjo ka sjellë që akuza për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte kanë rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.
Kjo deklaratë ka sjellë që qytetarët e mbledhur në shesh në Prishtinë të shpërthejnë në festë. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët brohorasin dhe valëvisin flamujt e UÇK-së.
Në Gjykatën Speciale ende po zhvillohet seanca për vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë teksa qytetarët kanë shprehur shpresën e tyre për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
The post Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, festë në Prishtinë pas rënies së akuzave për krime lufte dhe kundër njerëzimit appeared first on Euronews Albania.
