Nis seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ka nisur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë seancës, trupi gjykues do të bëjë të ditur vendimin për secilin prej të akuzuarve, duke trajtuar dhjetë pikat e aktakuzës. Leximi i aktgjykimit pritet të zgjasë rreth dy orë.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të akuzuarit, ekipet e tyre mbrojtëse, përfaqësuesit e Prokurorisë, si dhe familjarët.

Interesi për vendimin është i madh edhe jashtë gjykatës. Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, ndërsa nisja e seancës është shoqëruar me brohorima.

Në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku po e ndjekin drejtpërdrejt seancën përmes një ekrani të madh të vendosur nga organizatorët.

The post Nis seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: