Vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi këtë të mërkurë ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët pak minuta para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Nga Broja, vendlindja e ish presidentit, ai theksoi se besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe në luftën e pastër të kësaj ushtrie.
“Besimi në luftën e pastër të UÇK-së, besimi në Zotin, edhe drejtësinë e drejtë”, tha ai.
Thaçi shtoi se të gjithë familjarët janë në Hagë ku presin nga afër vendimin e Gjykatës. Lidhur me nënën e tyre ai theksoi se ndodhet në shtëpi nga ku e pret edhe vendimin për djalin e tij dhe tre shokët e tij të luftës
“Nëna është në shtëpi, por është e lodhur pak”, tha ai.
The post Vëllai i Hashim Thaçit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.
