Pamje të veçanta janë regjistruar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në pamjet e publikuara shihen efektivët e policisë, të cilët, me mburojat e tyre mbrojtëse, mbajnë parullën me logon e UÇK-së dhe mbishkrimin simbolik “Liria ka emër”.
Ndërkaq, gjatë protestës, efektivët e policisë shihen teksa mbajnë në duar së bashku me qytetarët edhe flamurin kombëtar kuqezi, ndërsa turma përreth thërret thirrje patriotike dhe dëgjohen duartrokitje nga të pranishmit.
The post Pamjet e veçanta nga protesta për UÇK-në, policia me flamurin kombëtar dhe parullën “Liria ka emër” në duar appeared first on Euronews Albania.
