Tensionohet situata në Prishtinë, protestuesit tentojnë të futen brenda te EULEX

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë, situata në Prishtinë është tensionuar. Një grup qytetarësh, të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, kanë protestuar dhe më pas janë nisur në drejtim të zyrave të EULEX-it.

Gjatë marshimit janë shënuar përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa në zonën përreth janë raportuar tensione. Një numër i madh qytetarësh kanë vazhduar lëvizjen drejt zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, pas zhvillimeve të sotme në Hagë.

Ndërkohë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është pozicionuar pranë objektit të EULEX-it në Prishtinë. Prania e shtuar e forcave të rendit vjen në një kohë kur protestat dhe tensionet kanë vazhduar pas shpalljes së aktgjykimit.

The post Tensionohet situata në Prishtinë, protestuesit tentojnë të futen brenda te EULEX appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: