Tensione pranë selisë së EULEX-it, hidhen lëndë plasëse

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pjesa më e madhe e protestuesve janë larguar nga zona përreth selisë së EULEX-it. Autoritetet dhe forcat e rendit po vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe gjendjen e sigurisë.

Gjatë protestës së zhvilluar para selisë EULEX, situata është tensionuar teksa të pranishmit po hedhin lëndë plasëse brenda objektit. Protestat dhe tensionet kanë ardhur pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg 4-sh-krerët e UÇK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Shqiptarët e Kosovës u mblodhën me shpresën për të festuar lirimin e tyre dhe më pas u kthye në marshim dhe tensione.

The post Tensione pranë selisë së EULEX-it, hidhen lëndë plasëse appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: